Skip to content
Rajoni

“Ejani se kam vrarë djalin”, detaje të reja nga vrasja e Albert Krasniqit në Prishtinë

· 2 min lexim

Albert Krasniqi është i riu që u vra sot nga babai i tij në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ndërkohë që mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme familjare. Ndërkohë mësohet se vetë babi i Albert Krasniqit e njoftoi policinë pasi zbrazi karikatorin mbi djalin e tij duke i marrë jetën këtij të fundit.

“Ejani se kam vrarë djali!”

Paraprakisht policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin si dhe ka sekuestruar armën e krimit, megjithatë ende nuk ka një deklaratë zyrtare.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë në  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi në fazën  fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të zbardhjes së plotë të këtij rasti​”, konfirmon policia.

Por Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi në mes të Prishtinës pas një sherri reperin e njohur Noizy. Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016 ndërsa dy vite më vonë dyshja edhe pse ishin pajtuar, gjykata i dënoi.

Sakaq, mediat në Kosovë, raportojnë se Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.