Skip to content
Showbiz

Emri/ Ja kush është i riu që u vra sot nga babai, plagosi Noizyn në mes të Prishtinës. Ishte bashkëshorti i ish-miss Kosovës

· 2 min lexim

Albert Krasniqi është i riu që u vra sot nga babai i tij në Prishtinë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ndërkohë që motivi ende nuk dihet.

Paraprakisht policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin si dhe ka sekuestruar armën e krimit, megjithatë ende nuk ka një deklaratë zyrtare.

Ndërkohë, Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi në mes të Prishtinës pas një sherri reperin e njohur Noizy.

Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016 ndërsa dy vite më vonë dyshja edhe pse ishin pajtuar, gjykata i dënoi.

Noizy u dënua me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur dhe Krasniqi personi i akuzuar për plagosjen e reperit u dënua me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Sakaq, mediat në Kosovë, raportojnë se Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Deklarata e Policisë:

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë, që dyshohet të jetë arma e  përdorur në rast. Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti?