Maqedonia e Veriut ka konfirmuar ditën e sotme rastin e parë të mutacionit britanik të COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rasti u identifikua në klinikën Zhan Mitrev. Në njoftimin e tyre thuhet se pacienti në fjalë është një burrë 46-vjeçar i cili tashmë është shëruar që prej datës 22 Janar.
Më tej Ministria informon se pacienti ka bërë një test të shpejtë më 29 Dhjetor të vitit të kaluar pasi ka shfaqur simptoma të etheve ku ka rezultuar pozitiv
Njoftimi i Ministrisë sê Shëndetësisë:
Sipas informacionit nga ISHP, pacienti për herë të parë në 29 dhjetor 2020, për shkak të etheve dhe gulçimit, ka bërë një test të shpejtë. Testi ishte pozitiv. Disa ditë më vonë, më 4 janar 2021, ai u paraqit për një ekzaminim në spitalin privat Zhan Mitrev, ku iu nënshtrua një testi PCR i cili ishte pozitiv dhe pacienti u shtrua menjëherë në spitalin privat. Më 15 janar, një tjetër provë pozitive u krye në spital.
Në anketën epidemiologjike, pacienti nuk raportoi ndonjë kontakt ose deklaroi se kishte udhëtuar jashtë vendit.
Laboratori në spitalin Zhan Mitrev me një metodë të veçantë PCR përcaktoi që pacienti dyshohej për një mutacion në virus, ndërsa pastaj iu është bërë sekuencimi i izolimit. Sipas informacionit të përcjellë në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet që përcaktojnë llojin britanik janë identifikuar në izolimin e këtij pacienti. Mostrat e tjera të analizuara në laboratorin privat nuk zbuluan llojin britanik të SarsCov2.