BE ka paralajmëruar prodhuesit e vaksinave Covid se ata duhet të dorëzojnë furnizimet e rëna dakord, pas frikës se uljet në prodhim mund të pengojnë seriozisht shtyrjen e procesit të inokulimit.
AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech kanë thënë se kanë probleme në prodhim dhe kjo nënkupton se ata nuk mund të sigurojnë numrat e pritur dhe të porositur. AstraZeneca prodhohet kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa furnizimet e Mbretërisë së Bashkuar të vaksinës Pfizer-BioNTech vijnë nga fabrika belge e kompanisë.
Furnizimi me vaksina është bërë një çështje kritike pasi kombet kërkojnë të ndalojnë nivele të larta infeksioni të Covid-19 i cili sa vjen e përhapet çdo ditë e më shumë.
“Evropa ka investuar miliarda për të ndihmuar zhvillimin e vaksinave të para anti Covid -19 në botë. Tani kompanitë duhet që të përmbushin detyrimet e tyre dhe për këtë arsye BE do të krijojë një mekanizëm transparence të eksportit të vaksinave. Evropa është e vendosur për këtë të mirë të përbashkët në nivel global”, u shpreh presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen.
Zyrtarë të BE-së janë shprehur që Unioni ka investuar 2.7 miliardë euro për shpejtimin e kërkimit për vaksinat dhe kapacitetin prodhues dhe është i vendosur që të përfitojë miliona doza të vaksinave ashtu siç ishte rënë dakord paraprakisht me kompanitë.