Kryeministri Rama ka bërë edhe njëherë të paditurin përballë skandaleve që i dalin ditë pas dite qeverisë së tij. Duke hedhur poshtë institucionet e drejtësisë ai ftoi gazetarët të bënin hetuesin gjatë një konference për shtyp.
Si gjithmonë ai i hodhi poshtë akuzat për pastrimin e parave lidhur me mafien italiane duke harruar se ky skandal ka ditë që përflitet në media. Duke lexuar një deklaratë, e cila sipas tij ishte bërë nga prokuroria italiane, Rama tha se nuk ka të dhëna për pallate, por gjithsesi Ndragheta e ka bërë një investim në një dyqan rrobash në Shqipëri.
“Pas një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh mes njëri-, s’ka asnjë bisedë mes tyre dhe personave që ata përflasin gjithë ditës dhe natës, për investimet që do të bëheshin në Shqipëri. Ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël të shitjes së rrobave të punës për të cilin prapë kanë pasur konflikt mes ortakëve,” – tha Rama.
Rama ka dalë vetë në këtë konkluzion teksa me habi pyet gazetarët: “Ku i shihni pallatet ju?”
Në fakt pallatet kanë pushtuar gjithë kryeqytetin, ku vetëm në qendër ngado të hedhësh sytë sheh vetëm kulla në ndërtim. Një kullë pas sahatit të Tiranës, një kullë bri 15-katëshit, 6 të tjera që pritet të ndërtohen te sheshi i Teatrit Kombëtar. Siç duket Rama është i vetmi që nuk i sheh kullat madje e quan jopatriotike të shtrembërosh faktet. I vetmi që është treguar jopatriot dhe i është shmangur fakteve është vetë Ramai cili ka betonizuar çdo anë të vendit.
Por kryeministri nuk ndalet me kaq. Ai nënvlerësoi institucionet hetimore dhe kërkoi nga gazetarët të hetonin duke marrë shembull emisionet Stop dhe Fiks Fare.
“A ka skema? Patjetër, as nuk e përjashtoj, por ku, si, sa? Kjo është lufta e institucioneve, të cilës ju ftoj t’i bashkoheni me investigime, merrni shembull nga Stop-I, Fiksi [Fiks-Fare, ju që e luftoni mafien shtrirë nëpër kolltukë si derrat e kënaqur të Migjenit dhe që mbajnë shqiptarët me orë natë për natë me dokrra e bëjnë ekspertët e luftërat kundër krimit,” – u shpreh Rama.
Prej ditësh në media qarkullojnë përgjime të të autoriteteve italiane me një grup mafioz të “Ndrangheta”-spër pastrim parash në vendin tonë. Rama dhe Veliaj i kanë mohuar edhe njëherë lidhjet e tyre me këto grupe kriminale pavarësisht se faktet flasin qartë dhe kullat mund të shihen kudo.
Po nëse këto përgjime dalin të vërteta do e jap Rama dorëheqjen? Nëse jo do të thotë se Rama është verbuar aq shumë ose nga kullat, ose nga pushteti sa i beson edhe vetë ato që thotë.