Mediat greke kane nxjerre foto e shqiptari itë ekzekutuar dje, në Patra. Ai quhet Marios Mataj, 27 vjeç, me origjinë shqiptare. Ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është qëlluar me armë zjarri 5 herë, ndërkohë që po udhëtonte me makinën e tij private dhe më pas vdiq në spital.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Patras, në Greqi.
Rreth orë 18:00, sipas dëshmitarëve okularë, një makinë hapi zjarr duke shtënë në drejtim të makinës së të riut shqiptar. Pas plagosjes, makina e 27-vjeçarit ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.
Përplasja ka ndodhur në Agia Sophia në Kryqëzimin Kourtesis, ndërsa gjendje e të riut shqiptar është kritike. Ai është dërguar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët nuk dhanë shumë shpresa për jetën e tij. Pas sulmit, policia ka shpallur në kërkim dy autorët. 27-vjeçari ka marrë një plumb në kokë që ka mbetur brenda në kafkën e tij që më vonë i mori jetën.
Kalimtarët në vendngjarje vrapuan të fshiheshin, ndërsa vendasit mbyllnin dyert dhe dritaret, kur dëgjuan të shtënat, që vinin nga rruga.
I plagosuri 27-vjeçar është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku u trajtua në vdekje klinike. Sipas informacioneve, menjëherë pas incidentit, njerëzit që dyshohet se e njihnin atë dhe pretendohej se i përkisnin një grupi që merrej me veprimtari në klube nate u shfaqën në spital, ku personi i dëmtuar rëndë u transportua.
Sipas mediave greke, shqiptari i ekzekutuar njihet si pjesë e një grupi që merret me klubet e natës, ndërsa dyshohet se atentati ka ndodhur si përplasje mes bandash.
Autorët e ngjarjes ishin të veshur me të zeza dhe janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që disa burime bëjnë me dije se ka pasur shkëmbim zjarri dhe një prej atentatorëve ka mbetur i plagosur.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe është në kërkim të autorëve. /Gazetareforma.com/