Një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçari u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç.
Policia njofton se janë përplasur 3 mjete, tip “Ford”, “Audi” dhe “Toyota”. Për pasojë ndërroi jetë 46-vjeçar me iniciale A.S., drejtuesi i mjetit ‘Ford’ banues në Pukë.
Gjithashtu uniformat blu arrestuan dy persona, drejtuesit e dy mjeteve të tjera, një 40-vjeçar me iniciale D.S. dhe një 52-vjeçar me iniciale B.M.
Mësohet se mjeti i drejtuar nga D.S. është përplasur me mjetin tip ‘Ford’ drejtuesit të së cilës i shkaktoi vdekjen e më pas goditi makinën me drejtues B.M. i cili ishte në gjendje të dehur.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve u plagosën 2 persona, një 64 vjeç D.S. dhe një 68-vjeçar P.S. të cilët aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.
Muaji janar ka shënuar shënuar një numër të lartë aksidentesh krahasuar me dhjetorin. Ndërsa, në muajin Dhjetor 2020, numëroheshinn 113 aksidente rrugore. Në total, në vitin 2020, u regjistruan 1.234 aksidente rrugore nga 1.498 aksidente të ndodhura në vitin 2019, duke u ulur me 17,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Gazetareforma.com/