Skip to content
Të Gjitha

Interi e humbet mundësinë të shpallet kampion dimëror në Serie A

· 2 min lexim

Zikaltërit e Interit edhe mbrëmjen e sotme nuk ishin në formën e tyre më të mirë edhe pse tentuan disa herë për një gol që do të shërbente shumë për pikët në Seria A. Kjo pasi Interi barazoi me rezultat 0-0 kundër Udineses në kuadër të ndeshjeve të 19-ta të Serie A.

Edhe pse zikaltërit e dominuan këtë takim ata nuk arritën që të fitojnë dhe kështu të shpallën kampion dimëror i Serie A. Lautaro Martinez ishte ai që shënoi një gol në minutën e tetë, por u detyrua ta ndërpriste festën teksa arbitri e anulloi golin për pozicion jashtë loje. Përpjekjet e tjera ishin të kota pasi ndeshja përfundoi pa gola për të dyja skuadrat. Sikur të mos mjaftonte kjo tekniku Antonio Konte u penalizua me karton të kuq për protesta ndaj arbitrit Fabio Mareska.

Interi pavarësisht rasteve të krijuara, nuk ia doli do të shënonte në portën e Udinese dhe tani e sheh veten dy pikë larg kreut, që mbahet nga Milani, i cili u mposhtën në shtëpinë e tyre mbrëmjen e sotme në përballjen me Atalantën. Rossonerët mbeten në krye të klasifikimit, por u mposhtën me rezultatin 0-3 dhe bënë një ndeshje jo të mirë që u vu re te golat.