Fillimi i vitit 2021 duket se nuk ka qenë aspak i mbarë për qytetin e Madridit dhe vetë klubin e Realit. Në fillim pandemia e Covid-19, pastaj stuhia Filomena dhe tani turpërimi i fundit në ndeshjen përballë Alcoyano një skuadër e kategorisë së tretë.
Në ndeshjen e radhës përballë Alaves, Los Blancos kanë vetëm një qëllim dhe duhet të punojnë shumë për t’ia arritur edhe pse pritet të ketë shumë mungesa dhe vështirësi. Në këtë ndeshje madrilenët do të udhëtojnë pa trajnerin kryesor Zinedine Zidane pasi ai doli pozitiv me COVID-19, ndërkohë që edhe kapiteni i tyre në fushë, Sergio Ramos mungon pas një dëmtimi në gju.
Skuadra e Zidane gjithashtu e gjen veten pa Dani Carvajal, Nacho, Fede Valverde dhe Rodrigo. Ndërsa Martin Odegaard gjithashtu nuk do të udhëtojë me ekipin, pasi ai duket se do të largohet nga klubi me huazim. Me kaq shumë mungesa dhe proleme, Real Madridi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç se të fitojë, për të luftuar për titullin kampion dhe për të forcuar pozitat e saj financiare.
Ndërkohë Dani Carvajal, mbrojtësi i djathtë është pranë rikuperimit dhe të hënën do të rikthehet në stërvitje me skuadrën, por që do humbasë mdeshjen e nesërme e cila vlen shumë për madrilenët.