Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përgjimet e VOA dhe BIRN/ Lala: Unë nuk kam për ta nxjerr kurrë burimin edhe pse nën hetim

21:50 04/02/2019
Reading Time: 2 min lexim

Publikimi i artikullit nga “Zëri i Amerikës” rreth përgjimeve ku implikohej drejtpërdrejt kreu i Bashkisë së Durrësit për shit-blerje vote, duket se ka pasur një impakt tjetër tek qeveritarët, ndryshe nga çfarë pritej.

Përveç padisë që u ngrit ndaj kësaj mediaje, gazetarja që shkroi shkrimin, Klodiana Lala, nga studio e “A Show” ka folur rreth kësaj ngjarjeje dhe padisë që i është ngritur edhe vet asaj si gazetare.

Shkrimi i realizuar ka treguar hapur ndikimin që ka pasur në zgjedhje krimi i organizuar, lidhje e cila vinte e vërtetuar nga dokumente të prokurorisë dhe jo thjesht fjalë. Megjithatë e ndodhur tashmë para “presionit” të policisë për të treguar se cili ka qenë burimi i saj, ajo ka thënë për Adi Krastën se pavarësisht gjithçkaje nuk ka për ta nxjerrë kurrë burimin e saj.

 

Adi Krasta: Pse u shkaktua gjithë kjo zhurmë?

Klodiana Lala: E prisja këtë zhurmë! Kjo ndodhi kur unë dhe BIRN u përpoqëm t’i shpjegonim opinionit publik se grupe të caktuara kriminale kishin manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, se si i kanë shtrirë thellë tentakulat në shoqërinë shqiptare dhe se krimi ka lidhje me zyrtar jo vetëm të nivelit lokal por edhe qendror.

Adi Krasta: Në 2017 u fol se në dy rrethe, Durrës dhe Peshkopi pati shitblerje të votës, pati ndërhyrje nga figura kriminale dhe në atë kohë qeverisja u tall me reporterët me shqetësimet. Ishte e mjaftueshme kjo për t’i mbyllur hetimet?

Klodiana Lala: Janë dy hetime paralele në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, njëra që ka të bëjë me një grup kriminal që vepron në zonën e Durrësit, i kapur gafil në shitblerjen e votës dhe nga ana tjetër një hetim penal për zgjedhjet vendore në 2017 në Dibër, ku fitues doli kryebashkiaku socialist Muharrem Rama. Shitblerja e votës një fenomen shqetësues që nga viti 2005, kam konstatuar problematika. Për ta vërtetuar më duhet të kisha dokumente të Prokurorisë.

Adi Krasta: Klodi vazhdon prokuroria t’ju hetojë?

Klodiana Lala: Prokuroria ka nisur një hetim penal, por nuk më huton fare kjo gjë. Hyj në atë kategori gazetarësh që kanë luftuar fort për të gjetur një dokument zyrtar. Jam e qartë në atë që kam shkruar! Prokuroria ka punën e saj, por para se të hetojë gazetarët për burimet, që e them me bindje të plotë nuk i nxjerr asnjëherë, do të duhet të hetojnë ato dhjetëra mijëra dosje që flenë në Prokurori. Si mundet një prokuror të më kërkojë mua si gazetar llogari për një burim apo shumë burime që s’kam për t’i treguar asnjëherë.

Etiketa: burimhetimKlodiana Lala

Të tjera

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!
Kryesore

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Nga Irena Beqiraj Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në...

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Para

Vjen në Shqipëri prokurorja që çoi para gjykatës ish-kryeministrin kroat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

03:31 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

03:32 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.