Grabitet në mes të ditës filiali i institucionit financiar për dhënien e mikro-kredive, “Kredo.al” në Tiranë, në zonën e Brrylit. Sipas Policisë, ka qenë një person i armatosur dhe i paidentifikuar ende, i cili ka grabitur një sasi parash.. Janë ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje dhe në dalje të kryqeytetit. Sipas dëshmive, grabitësi u drejtua tek sporteli dhe kërkoi t’i dorëzoheshin të gjitha paratë. Ao ishte i armatosur me nje pistoletë me te cilën ka kanosur punonjeset e filiait te Kredo.
Njoftimi
“Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Fatmirësisht, nga grabitja nuk kanë mbetur persona të lënduar. Burimet bëjnë me dije se autori ka pritur në radhë si klientë, dhe kur në filial kanë mbetur vetëm punonjësit, ka nxjerr armën, ua ka drejtuar dhe i ka kërcënuar se do te qellonte. Mësohet se ka marrë shumën e 1 milionë lekëve të vjetra. Gjithashtu mësohet se ai ka patur një bashkëpunëtor. Sipas raportimeve të, autorët janë larguar nga vendngjarja duke vrapuar. /Gazetareforma.com/