Për’puthen është padyshim një nga programet më të shikuara të momentit. Java që po lëmë pas ishte me të vërtetë e bujshme, me ndodhi të pafundme.
Njëra prej tyre ishte largimi i dy konkurrentëve, Fationit, i cili ishte pjesë e formatit prej fillimit dhe kishte fituar zemrat e shumë shqiparëve dhe Erisit, i cili sapo kishte hyrë në program.
Të premten e kaluar 4 djem të rinj iu bashkëngjitën programit. Andi Artani, 24 vjeç me origjinë shqiptare ka lindur në Brooklyn dhe jeton në New York; Edison Ramhoxha, 33-vjeç, ka lindur dhe jeton në Tiranë; Kristjan Marcinaj, 27-vjeç, ka lindur në Kretë dhe jeton në Tiranë; Eris Aga, 25-vjeç. Ka lindur dhe jeton në Tiranë.
Ndërkohë duket se dy konkurrente të tjera do i bashkohen së shpejti programit. Ka qenë vetë autorja Olsa Muhameti ajo që ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instastory.
“Së shpejti jo një por dy vajza të reja në Për’puthen”-ka shkruar ajo teksa ka ndarë foton e njërës prej tyre duke ia fshehur fytyrën.
Ende nuk dihet se kur do bëhen pjesë e programit dy vajzat dhe po ashtu s’ka as të dhëna rreth tyre.
Vajza e fundit që iu bashkua dating shoë-t ishte Ledjaan e cila shkaktoi jo pak polemika. Pas një debati me Bora Zemanin dhe disa prej konkurrentëve ajo kërkoi një pauzë për tu rikthyer ditën e djeshme. Dhe deri tani Ledjana duket se po shkon shumë mirë me Mevlanin, i cili i ka dedikuar edhe një këngë. /Gazetareforma.com/