Ditën e sotme Lediana u rikthye në Për’puthen pas pauzës që mori për pak ditë. Ajo e konsideroi si të nevojshme këtë kohë teksa tani u rikthye më e qartë se më parë.
Ditën e sotme u transmetua takimi i saj i radhës me Mevlanin dhe duket se gjërat po ecin në rrugë të drejtë. Ndonëse ai u vonua sërish në takim, i rregulloi të gjitha më veprimet e tij.
Mevlani zgjodhi një objekt që “largon syrin e keq” si dhuratë për Ledjanën në takimin që patën, duke i thënë se ka hasëm në studio.
Kjo dhuratë hapi debat në studio, sidomos me Melisën dhe Sindin, të cilat Mevlani i konsideroi si ‘hasëm”.
Debati
Melisa: A jam unë këtu, meqë the ke hasëm
Mevlani: mos e prek atë
Melisa: pse i jep dhurata që i përmend një tjetër
Mevlani: s’do marr këshilla nga ty
Mevlani-Sindit: u gëzove ti Sindi që po mendoj për ty
Bora: Kush janë hasmit e tu
Mevlani: janë nja dy a tre . Mund të kemi Sindin e sigurt
Sindi: po shyqyr që e pranove se thua kush të përmendi ty
Melisa: Unë uroj të marrësh atë që meriton ti.
Mevlani: pusho mos na bej interesanten. kush je ti, ca të duket vetja. Na lë rehat
melisa: për ato që ti thua për mua në mënyrë tallëse do replikoj.
mevlani: këtu janë 4 goca pse të djeg, s’të përmendi kush. Të duket vetja shumë e zgjuar. mos më fol mua gjithë ironi se nuk je askushi.
Sindi: S’të bëri përshtypje ty Lediana që ai të bëri të njëjtën dhuratë si ma bëri mua Murati
Mevlani: Lediana thuaj po aman që të pushojë. Ju e mbani veten si femra të zgjuara.