Skip to content
Të Gjitha

Piktori i njohur shqiptar ndërron jetë pas infektimit me Covid-19

· 2 min lexim

Piktori i njohur Mustafa Arapi nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin. Ai ndërroi jetë në moshën 70- vjeçare, pasi ishte i shtruar prej ditësh në  Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin  e vdekjes së tij e bëri të  ditur vajza e tij Dorina Arapi, e cila njoftoi se babai i saj ka ndërruar jetë në  mesnatë duke lënë një  mesazh prekës për babain e saj.

Dorina na zbuloi disa ditë  më  parë se babai i saj ishte shtruar tek spitali COVID-2 dhe i kishte bërë  thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu që babait të  saj t’i kushtohej vëmendje maksimale nga stafi mjekësor pasi ai ishte një  personalitet i lartë në kulturën shqiptare.

Mustafa Arapi ka lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj, gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Përkrah një  fotografie të babait të saj të ndjerë Dorina ka shkruar:

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!

Të duam përjetësisht!”

/Gazetareforma.com/