Skip to content
Rajoni

Dhunoi seksualisht 33-vjeçaren, arrestohet 29-vjeçari në Kosovë

· 2 min lexim

Një grua është dhunuar seksualisht në një motel në rajonin e Gjilanit në Kosovë. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka ndaluar një 29 vjeçar me iniciale, P.M.,  i cili dyshohet se dhunoi seksualisht pa pëlqimin e saj shtetasen me iniciale D.K., 33-vjeçare.

Për këtë ngjarje Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit shtetasit me iniciale  P.M, 29 vjeç. Ndërkohë mësohet se 33-vjeçarja dhe i dyshuari kishin kohë që ishin njohur me njëri tjetrin. Gruaja 33-vjeçare u keqtrajtua seksualisht në një motel të qytetit, pasi fillimisht u lidh nga i 29-vjeçari , i cili dyshohet se më pas kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, ku dhe thuhet se viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për paraburgim.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.