Skip to content
Të Gjitha

Rreziku nga gripi/ Shënohen 3 viktima

· 1 min lexim

Është regjistruar edhe viktima e tretë nga gripi.

Akoma nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, por dyshohet paraprakisht se shkaku i vdekjes janë komplikacionet që erdhën pas gripit.

Mësohet se viktima është nga Gramshi dhe humbi jetën në Sanatoriumin e Tiranës.

Kujtojmë se në 3 ditë, në këtë spital humbën jetën edhe dy persona të tjerë, sërish nga komplikacionet e shkaktuara nga gripi.

Në Sanatorium ndodhen shumë persona të tjerë në gjendje të rëndë për shkak të gripit sezonal, e mjekët po bëjnë të pamundurëm për të shëruar rastet e rënda, që janë mbledhur aty nga i gjithë vendi.