Juan Cuadrado është shëruar nga Covid-19. Ky lajm u njoftua zyrtarisht nga Juventus, duke publikuar në faqen e saj të internetit rezultatin negativ të testit së kryer në orët e fundit.
Cuadrado u infektua në 5 Janar, në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Milanit. Lajm i mirë për bardhezinjtë: kolumbiani do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje me ekipin dhe gjithashtu do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e Super Kupës së Italisë kundër Napolit.
Juan Cuadrado kreu, sipas protokollit, dy kontrolle të provës molekulare për Covid-19 me rezultate negative. Prandaj, lojtari është rikuperuar dhe nuk i nënshtrohet më regjimit të izolimit. Në të njëjtën ditë ai do të bashkohet me ekipin në kampin trajnues Reggio Emilia dhe do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.
Nuk ka gjasa që anësori i Amerikës së Jugut do të jetë në gjendje të shkojë në fushë menjëherë por mbetet në dispozicion të trajnerit, Andrea Pirlo, i cili mund ta përdorë atë gjatë lojës dhe bashkohet me shokët e tij të skuadrës të cilët arritën në kampin e trajnimit në Emilia të martën në mbrëmje. Ka akoma dy lojtarë aktualisht pozitivë në Juventus: ata janë Alex Sandro dhe Matthijs de Ligt, për të cilët pritet lajmi në orët e ardhshme bazuar në rezultatet e testeve molekulare.