Një shpërthim i fortë ka ndodhur pak minuta më parë në Madrid të Spanjës. Të paktën tre njerëz vdiqën në një shpërthim masiv që shkatërroi pjesërisht një ndërtesë në Madridin qendror rreth orës tre pasdite, sipas mediave spanjolle që e raportuan ngjarjen.
Shpërthimi i fuqishëm shpërtheu tre katet e sipërme të ndërtesës, të vendosura në Calle de Toledo. Për kryebashkiakun e kryeqytetit spanjoll ishte një rrjedhje gazi.
Sipas burimeve policore të cituara nga EFE, zona është evakuuar dhe izoluar. Shpërthimet dyshohet se janë akoma aktive në vendngjarje.
Zona që strehon një azil të moshuarish dhe një shkollë ishte e rrethuar nga zjarrfikës të cilët po evakuojnë të moshuarit nga banesa ngjitur me ndërtesën që shpërtheu. Mbeturinat dhe tymi rrethojnë zonën e prekur, sipas imazheve nga mediat spanjolle dhe mediat sociale. Zjarrfikësit po punojnë për të parë nëse ka më njerëz nën rrënoja, raportoi Telemadrid. Një pjesë e ndërtesës ka marrë flakë dhe zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë. Kryetari i bashkisë arriti në vend, ku u ngrit edhe një spital fushor.
Disa ndërtesa janë dëmtuar, ndërsa në qiell duket një shtëllungë e madhe tymi. Në video dallohet rruga e mbushur me mbeturina të pallateve të dëmtuara nga shpërthimi i fuqishëm.
Nuk dihet sa është numir i personave të lënduar. Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit.
https://streamable.com/8tyw9q