Barack Obama uron Joe Biden pak para inaugurimit si president të zgjedhur të SHBA-së: Miku im, kjo është koha jote Ai ka uruar përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Joe Biden si president të zgjedhur të SHBA-së, pak para inaugurimi të tij.
Përmes një foto-je, ku të dy duken të përqafuar ka shkruar “Urime miku im, presidenti Joe Biden. Kjo është kohë jote!”
Ish-presidenti Barack Obama, ishte i 44-të në radhën e presidentëve të Amerikës dhe ka qëndruar në detyrë për 8 vite, duke sjellë ndryshime të rëndësishme socio-ekonomike për vendin.
Në orën 18:00 Joe Biden do të betohet si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara ndërsa Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë që shërben si zëvendës presidente, me një ceremoni modeste për shkak të pandemisë.
Do të mungojë turmat e zakonshme prej qindra mijëra pjesëmarrësve dhe në vend të tyre do të jenë 200 mijë flamuj.
Në mesazhin e tij të largimit nga Delaware ai dha një mesazh uniteti, posaçërisht për nevojën e bashkimit për t’u përballuar me sfidat e shkaktuara nga pandemia që u mori jetën 400 mijë personave.
“Duhet të kujtojmë. Ndonjëherë është e dhimbshme të kujtosh, por kështu rimëkëmbemi. Është e rëndësishme ta bëjmë një gjë të tillë si komb,” tha Biden.
Biden me bashkëshorten e tij Jill dhe Harris më bashkëshortin e saj, Doug Emhoff, do ta fillojnë të mërkurën duke marrë pjesë në një shërbesë kishtare në Katedralen e Shën Mateut në Uashington.
Në ceremoninë e betimit do të marrë zëvendës presidenti në largim Pence, po ashtu si edhe ish-presidenti Barack Obama më gruan e tij, Michelle, ish-presidenti George W. Bush me gruan e tij Laura, dhe ish-presidenti Bill Clinton dhe me bashkëshorten ish sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Dhe për të parën herë në 150 vite do të mungojë edhe presidenti në Largim Donald Trump .
Pas ceremonisë Biden dhe Harris do të vendosin kurora në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington.
Zoti Biden dhe zonja Harris pritet të flasin në mbrëmje në një shfaqje të posaçme televizive dhe në orën 23;00 do të nënshkruajnë urdhrat e parë ekzekutiv.
Në orën 2:30 do të jetë një koncert me artistët muzikorë Katy Perry, Luis Fonsi, Tim McGraë dhe Lin-Manuel Miranda dhe aktorët Kerry Washington dhe Eva Longoria, ylli i basketbollit, Kareem Abdul-Jabbar, kuzhinieri José Andrés dhe Kim Ng.
Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë për inaugurimin që mbahet dy javë pasi që mbështetësit e presidentit Trump sulmuan Kapitolin, në trazirat vdekjeprurëse ndërsa u përpoqën të pengonin certifikimin e fitores së zotit Biden, ku janë vendosur më shumë se 25 anëtarë të Gardëss Kombëtare.