Komisioni i Disiplinës ka publikuar mbrëmjen e sotme vendimet për thyerjet disiplinore që u vunë re gjatë javës që lamë pas në vendin tonë. Në këto masa dhe ndëshkime disiplinore nuk mungojnë dhe dënimet nga kategoria Superiore. Ardit Deliu, mesfushori i Laçit, që është dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak të protestave ndaj gjyqtarit.
Ndërsa në futbollin e femrave ka qenë një javë aspak e qetë ajo e shkuara, teksa futbollistja e Tiranës, Anela Vishkulli është dënuar me plot 12 ndeshje pezullim për shkak të sjelljes josportive ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Dënim ka pasur edhe për Verije Binjakun e Skënderbeut.
1. Lojtari i KF Laçi, Ardit Deliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF Tirana U-21, Ergi Brahja, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/e dhe 47/4 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Lojtarja e Tirana Femra, Anela Vishkulli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Juban Danja – Femra, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
6. Lojtarja e Skënderbeu – Femra, Verije Binjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Enton Nova, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive