Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bosi vlonjat i kokainës qep maska dhe pastron burgun në Ekuador, kërkon lirim me kusht

16:33 19/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Gazeta “Plan V” në Ekuador i kushton një shkrim të gjatë Dritan Rexhepit, 40-vjeçarit vlonjat, i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine. Ai u bë i njohur në vend, kur u zbulua lidhja që kishte me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë, në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Ky i fundit në shenjë presioni urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jan Prenga dhe organizatorët nga 3 grupe kriminale e dhunuan aq keq atë sa dyshohet se i kanë marrë jetën. Trupi i tij edhe sot nuk është gjetur.

Por pavarësisht kësaj, mediat në Ekuador shkruajnë se në fund të vitit të kaluar atij ju refuzua kërkesa për tu liruar me kusht.

Artikulli i Plan V

Më 23 dhjetor, gjykata refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të Dritan Rexhepit, njeriu që kërkohet nga tre vende evropiane për krime të ndryshme. Dritani po vuan një dënim për trafik droge në burgun Latacunga, 110 kilometra nga Quito në Ekuador.

Ai u arrestua më 27 qershor 2014, në Guayaquil, në një operacion të quajtur Balcanes. Pasi u arrestua u zbulua edhe fakti që ai kishte tre identitete. Rezulton të jetë regjistruar me me emrat Ioannis Dionysopoulos (emri grek) dhe me Lulezim Murataj (emri shqiptar). Por pas hetimeve, u përcaktua se kombësia e tij ishte shqiptare dhe emri i tij i vërtetë ishte Dritan Rexhepi. Ai u dënua me 13 vjet burg për trafik droge më 10 Prill 2015. Rexhepi u burgos në Guayaquil, por që nga viti 2017 u transferua në burgun Latacunga.

Në vitin 2020 kishte informacione të reja për Rexhepin. Europol zbuloi se një 40-vjeçar shqiptar përdorte mjete të sofistikuara të koduara për të drejtuar një organizatë të trafikut të drogës nga Ekuadori. Ai nuk e përmendi emrin e tij, por shtypi shqiptar raportoi se ai ishte Rexhepi. Sipas Zyrës së Policisë Evropiane, shqiptari negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Hollandë dhe Shqipëri planifikoi shpërndarjen e drogës në gjithë Evropën.

Por në kohën që po finalizohej ky operacion ndërkombëtar dhe kur u bë publik, Rexhepi kishte filluar procedurat për të marrë lirinë me kusht në Ekuador dhe pothuajse do i’a kishte dalë me sukses nëse nuk do të ishin kërkesat për ekstradim.

 

Dosja të cilës Komisioni i referohet u prezantua nga mbrojtja e Rexhepit dhe madje edhe nga avokati i burgut. Sipas kësaj dosjeje, shqiptari ishte privuar nga liria për gjashtë vjet, dy muaj e dymbëdhjetë ditë në kohën kur filloi procedurat për të dalë nga burgu. Me fjalë të tjera, ai kishte kryer 48.3% të dënimit dhe mbrojtja kërkoi lirimin me kusht për shkak edhe të sjelljes së tij të mirë.

Rexhepi ka tre arratisje në regjistrin e tij: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri; në 2011, nga burgu i Voghera, Itali; dhe nga Burgu Merksplas, Belgjikë, gjithashtu në 2011.

Gjatë seancës dëgjimore, Rexhepi u shpreh se gjatë pandemisë ai pastronte pavionet çdo të diel dhe bënte maska me bluza apo ndonjë gjë tjetër. “Siç e dini, pothuajse të gjithë këtu ishin të infektuar, por duke falënderuar Zotin, gjithçka shkoi mirë”,- mësohet të ketë thënë ai.

Por, pavarësisht kërkesës gjykatësit kanë vendosur të mos e lënë të lirë me kusht shqiptarin e kërkuar në tre shtete. Përshtati në shqip /Gazetareforma.com/

 

 

Etiketa: burgekuadorkokaina

Të tjera

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi
Aktualitet

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për...

10:54 12/06/2026
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës
Aktualitet

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve...

09:39 11/06/2026
Para

Kërkoi largimin e saj, a do të kthehet sërish Ledjana në "Për'puthen"?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.