Skip to content
Të Gjitha

Protesta e studentëve/ Albin Kurti vjen nga Kosova: “Shqipëria duhet të kalojë transformim”

· 1 min lexim

Nga Kosova drejt Tiranës. Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka udhëtuar për të mbështetur studentët e pedagogët që kanë nisur grevën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ai i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë qëndresën.

Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Aktivizmin e kam filluar pikërisht në krye të protestave studentore në Kosovë. Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta.

Ndërhyrja e studentëve nuk është për të qeshur. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Me protestat tuaja vjen pranvera. Kjo protestë është kundër privilegjeve që kanë të pasurit”- është shprehur Kurti.

Ai ka theksuar se shoqëria shqiptare duhet të kalojë në një transformim.

“Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar. Organizimi ju fuqizon. Arsimi nuk është luks”-ka deklaruar Kurti.