Skip to content
Të Gjitha

15 persona të asfiksuar në Durrës/ Shkak dysheku elektrik

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme në Durrës, nga një zjarr i rënë në një apartament, të paktën 15 persona, banorë, punonjës policie dhe zjarrfikës, u asfiksuan gjatë evakuimit nga pallati.

Mësohet se flakët nisën në një banesë në katin e 7, e menjëherë në vendngjarje erdhën forca policie dhe zjarrfikës, por tymi vështirësoi operacionin.

Personat e asfiksuar u dërguan në spital dhe, pas marrjes së mjekimit, u kthyen në shtëpi.

Nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në një dyshek elektrik.