Skip to content
Të Gjitha

Basha në krah të studentëve: “Mos kini frikë, nuk do iu digjet viti”

· 1 min lexim

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha ka siguruar studentët se nuk do iu digjet viti akademik.

Në “Twitter”, Basha shkruan se Ramën e ka kapur paniku ndaj kërcënon studentët me humbjen e vitit.

Ai shton se studentët nuk duhet të kenë frikë pasi e gjithë shoqëria është me ta.

“I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke iu bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”- shkruan Basha.

Ndërkohë, kujtojmë se më 2 shkurt gjatë një bashkëbisedimi me studentët tek Konviktet e Mjekësisë, kryeministri Rama i bëri apel studentëve që të shkojnë në mësim, pasi në të kundërt do humbasin vitin.