Mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘Për’puthen” pati një debat të ashpër mes Bora Zemaanit dhe njërës prej konkurrenteve, Ledjanës. Kjo e fundit u shpreh se produksioni ja kishte punuar pas krahëve, sepse kishin xhiruar edhe pasi ishin fikur kamerat.
“Unë s’dua të dal përqafimi im në kamera. Ju thoni që u mbyll, thikë pas shpine. Ishte pabesi, sepse më thanë që u mbyll takimi”, u shpreh Ledjana në emision. Mirëpo këto fjalë të saj sollën një reagim të ashpër nga ana e Borës. Ajo i kërkoi Ledianës të linte menjëherë programin nëse mendonte se produksioni ja kishte punuar pas shpine.
“Nëse mendon se kjo është pabesi e produksionit mund të çohesh që tani nga kjo karrige. Vendos në këto moment po apo jo”, u shpreh Bora.
Më pas Lediana i kërkoi falje Mevlanit dhe produksionit për fjalët e saj dhe nuk iku nga programi, duke u shprehur se do të pranojë çdo rregull të tij. Mirëpo pas reagimit, Bora u përball me një lumë komentesh nga ndjekësit e emisionit, të cilët u shprehën të pakënaqur nga sjellja e saj. Ata u shprehën se reagimi i saj ishte i tepruar dhe se nuk i shkon fare të ngrejë zërin në atë mënyrë.
Për këtë arsye Bora u detyrua të japë një shpjegim publikisht. Në një deklaratë të gjatë në Instagram, moderatorja shprehet se nuk është e lehtë të drejtosh një program si “Për’puthen” kur hidhen dhe akuza të rënda. Ajo ju ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që janë bezdisur nga tonet e larta dhe është shprehur se dëshiron që Ledjana të jetë në program, sepse në fund të fundit prandaj u zgjodh nga produksioni si konkurrente.
“Ky eshte program shume i veshtire! Ndoshta me i veshtiri dhe te jesh i qete, ndonjehere nuk behet aq kollaj. Une ngre zerin dhe revoltohem kur hidhen akuza te renda. Kundrejt produksionit dhe konkurenteve te “Per’puthen”! Suksesi i ketij programi eshte i padiskutuar prej te gjitheve ne. Produksioni me nje pune te shkelqyere te pa lodhur, dhe konkurentet qe e kane dhene veten pa rezerva duke u zhveshur perpara miliona syve cdo dite. Shikueshmeria e ketij programi eshte merite e ketyre dy elementeve ndaj nuk do lejoja kurre te cenoheshin. Ky program eshte MERITE dhe KOSTO e te gjitheve ne. Olsa, Arjani, une, konkurentet… marrim komplimenta dhe kritika, dashuri dhe ofendime, kenaqesi dhe stres cdo dite. Eshte e padrejte qe kete maje ta arrijne keta njerez qe permenda me lart dhe dikush te vij vetem per perfitimet qe te jep ky program. Do kisha mbeshtetje maksimale per dike qe ka kompleks ne jete, qofte edhe nje perqafim, por ne kete program nuk mund te besh “sikur e ke problem“ kur ne fakt eshte dicka normale per ty “jashte kamerave”. Ndaj, te thuash ishte pabesi ndezja e kamerave ne nje program REALITY, (ku nje nga pikat me te rendesishme te kontrates qe firmosin te gjithe protagonistet eshte fakti qe ata xhirohen gjate gjithe kohes dhe pamjet transmetohen kurdo per te qene transparent me publikun) kjo eshte shume! Gjithesi i kerkoj ndjese gjithe atyre qe me te drejte jane bezdisur nga tonet e larta. Une dua qe Ledjana te vazhdoj te jete ne program, nese vete ajo e ndjen se mund te jete pa filtra dhe ti tregoj publikut se kush eshte ajo ne te vertete. Sepse jam e sigurt qe eshte shume me simpatike… fundja ndaj u perzgjodh nga ne B.Z”, shkruan Bora.
/Gazetareforma.com/