“Do të kthehem rreth 10 janarit”, ishte ky mesazhi i fundit, për disa punonjës”, ky është mesazhi i fundit i shkruar nga biznesmeni Davide Pecoreli. 45 vjeçari që u gjet i djegur në makinën e tij në Pukë, ua shkruante këtë mesazh punonjësve të tij.
Por për më shumë se dhjetë ditë askush nuk ka marrë asnjë informacion për 45 vjeçarin, i cili disa ditë më parë kishte marrë një makinë me qira në aeroportin e Rinasit. Komuna e San Giustino, ku 45-vjeçari është vendas dhe banor, ka reaguar për historinë që po krijon një mister të madh.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vdekjen e Davide Pecorelli, një sipërmarrës i njohur vendas dhe i njohur gjithashtu për formimin e tij sportiv, me shpresën se ky thriller do të zgjidhet pozitivisht. Ne jemi pranë familjes, të cilët nuk kanë dëgjuar më nga Davide për ditë me radhë”, tha Kryetari i Bashkisë Paolo Fratini, në emër të administratës.
Gruaja e biznesmenit ka thënë se nuk e di nëse “Davide ka pasur probleme me dikë”. Biznesmeni, sipas medieve të huaja kishte probleme me bizneset, si me hotelin me në Lama ashtu edhe me qendrat e bukurisë dhe dyqanet tnë San Giustino, Sansepolcro, Città di Castello dhe Corciano.
Biznesmeni ka ardhur në Tiranë ditët e para të vitit. Me të mbërritur në aeroport, siç konfirmojnë burimet nga media lokale, Davide mori me qira një automjet Skoda Fabia, që u gjet disa ditë më vonë e djegur në rrugën Gjegjan-Reps në Pukë në rrethana ende të paqarta. Ngjarja është regjistruar më 8 janar. Sipas mediave të huaja, brenda makinës janë gjetur disa sende në pronësi të sipërmarrësit si dhe disa mbetje të trupit të njeriut por ende nuk janë identifikuar përfundimisht.
Pecorelli është një sipërmarrës italian i cili ka në pronësi një hotel në Lama në komunën e San Giustino. Gjithashtu zotëron disa qendra estetike në Sansepolcro. Më herët ai ka qenë dhe gjyqtar futbolli me një të kaluar mes profesionistësh: në Serie C si arbitër dhe gjithashtu në Serie A si arbitër i katërt i ndeshjeve. Prej më shumë se një viti sipërmarrësi kishte hapur në Tiranë një biznes me produktet e lidhura me dyqanet e tij. Lidhja e Pecorelli-t me Shqipërinë ka nisur edhe për shkak të partneres së tij, që është me origjinë shqiptare, me të cilën ka edhe një fëmijë.
/Gazetareforma.com/