Skip to content
Të Gjitha

Gjykata liron mashtruesin, i mori 270 mijë euro një gruaje nga Tirana

· 2 min lexim

Lirohet nga Gjykata Penal e Tiranës 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro një zonje. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Alimehmetin deri në mbarimin e hetimit të prokurorisë.

Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh. Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë, duke premtuar se do të bëhej ortak me të.

Alimehmeti ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim. Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetojë përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.

51-vjeçar i shpallur në kërkim prej kohësh është arrestuar para dy ditësh nga policia e Tiranës. Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit Alimehmeti.

Ky shtetas në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.

Alimehmeti qytetarët i mashtronte me idenë se do t’i ndihmonte që të hapnin biznes apo u thoshte se do t’i bënte ortakë. Dyshohet që 51-vjeçar të ketë mashtruar edhe persona të tjerë po në këtë formë ndërsa ka qenë edhe më herët i proceduar po për mashtrim.

/Gazetareforma.com/