FRESSH u krijua në 15 Janar të vitit 1992, ku me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë e gjimnazistë, të cilët në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, kështu lindi dhe organizata. Në foton e mësipërme 29 vite më parë, është grupi i parë i FRESH-it.
Në foto janë shumë figura të njohur politike të ditës së sotme si: Ilir Meta, Erion Braçe, Ermelinda Meksi, Ndre Legisi, Namik Dokle, etj. Por ajo që vihet re është ndryshimi i madh i këtyre personaliteteve që madje bëhet edhe i vështirë identifikimi i tyre.
Ilir Meta ishte një ndër studentët e dhjetorit që u përzgjodh nga Fakulteti i Ekonomisë për të qenë përfaqësues në takim me Ramiz Alinë, më 11 dhjetor të vitit 1990. Më pas, ai u angazhua në Lëvizjen Rinore Socialiste e quajtur FRESSH.
Meta u anëtarësua në këtë forum në vitin 1992, kur u themelua FRESSH-i. Ky forum do të ishte streha e tij për t’u bërë një ndër politikanët më të rëndësishëm në PS dhe një ndër politikanët më të pushtetshëm në vend.
FRESSH u kthye shpejt në një “parti” brenda PS-së. Kjo për faktin se në këtë forum u angazhuan disa të rinj, që kishin qenë studentë të dhjetorit ’90. FRESH-i në atë kohë drejtohej nga Pandeli Majko.
FRESSH-i u pranua në Internacionalen e Rinisë Socialiste në vjeshtën e vitit 1993, në Kongresin e 20-të të Forumit të Rinisë së Internacionales Socialiste.
Më 8 korrik 1995, në kongresin e dytë të FRESSH-it, u zgjodh kryetar i këtij forumi Ilir Meta.
Gjatë drejtimit të PS-së nga Edi Rama, drejtimin e FRESSH e mori aktivistja e “Mjaft” Elisa Spiropali. Aktualisht është në drejtim Eljo Hysko.