Skip to content
Aktualitet

Përdhunimi i 13-vjeçares/ Burg për 7 adoleshentë

· 1 min lexim

Pas lajmit se një 13-vjeçare është përdhunuar në grup në një shkollë në Kavajë, gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 7 adoleshentë të arrestuar një ditë më parë.

Ata akuzohen për për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Të gjithë djemtë e lënë në burg kanë lindur mes viteve 2002-2004.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një 15-vjeçar tjetër.

Kujtojmë se rasti u publikua në media falë denoncimit në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.