Fqinji ynë Greqia, duket sikur po kalon ende një periudhë tepër të vështirë për shkak të covid-19, sidomos versionit të ri të tij, i cili ka rritur shumë transmetueshmërinë e virusit duke shtuar kështu rastet e reja.
Ministria e Shëndetësisë helen, bëjnë me dije se Greqia ka regjistruar 599 raste të reja dhe 33 viktima nga covid-19 në 24 orët e fundit.
Mësohet se 277 raste ishin vetëm në rajonin kryesor të Atikës, nga të cilat 50 prej tyre në Athinë. Ndërkohë qyteti i Selanikut kishte më shumë raste se kryeqyteti i Athinës ditën e sotme, plot 69 raste.
Po ashtu, në krahasim me një ditë më parë, Greqia ka një rënie të rasteve ndërsa viktimat janë shtuar, si pasojë edhe të mutacionit, të ardhur nga Britania e Madhe.
Kujtojmë se qeveria e Mitsotakis, ka ndërmarrë masa shtrënguese të forta anti-covid, ku në disa zona të ashtuquajtura të kuqe, për shkak të vatrave të mëdha të koronavirusit, është praktikuar metoda e lock-downit të plotë.
Po ashtu janë mbyllur edhe bizneset, si restorantet, baret, ku lejohet vetëm delivery dhe jo qëndrimi për një kohë në këto ambjente.
Gjitashtu qeveria greke ka vendosur edhe për oraret kufizuese të qytetarëve që ndodhen në zonat e shënjuara si të gjelbra nga covid-19. /Gazetareforma.com/