Një oficer i SHÇBA nuk i bindet dy policëve të Bashkisë Tiranë dhe përfundon i akuzuar në prokurori. Ardit Zenelaj, i cili saktësisht është me detyrë punonjës policie e Forcave Operacionale të SHÇBA, teksa drejtonte automjetin pranë kryqëzimit të rrugës ‘’Jordan Misja’’ është ndaluar nga policët bashkiakë.
Ai nuk iu bind urdhrit si dhe madje ka kanosur dy policët me inicialet V.S, dhe K.K. Tashmë ngjarja ka përfunduar në Prokurori.
Nuk është rasti i parë që oficerët e SHÇBA shpërdorojnë detyrën. Këta efektivë që duhet të kontrollojnë pastërtinë e Policisëë së Shtetit thyejnë rregullisht displinën dhe ligjin.
Vitin e kaluar nga praktikat shkresore del se janë lëshuar urdhrat për hetimin disiplinor ndaj 32 punonjësve të SHÇBA-së.
Konkretisht janë dhënë 22 masa të lehta, nga të cilat: 21 masa disiplinore “Vërejtje”; 1 masë disiplinore “Vërejtje me shkrim”
Ndërkaq janë dhënë 10 masa të rënda nga oficerëve të SHÇBA, nga të cilat: 3 masa disiplinore “Ulje në gradë, pa të drejtë konkurrimi për 2 vjet”; 3 masa disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 12 muaj”; 1 masë disiplinore “Heqje e 5 ditëve pune”; 3 masa disiplinore “Përjashtim nga Shërbimi”.
Objekti i punës i SHÇBA është hetimi i shkeljeve të ligjit, korrupsionit dhe veprave të tjera penale të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit.
/Gazetareforma.com/