Variantet gjenetike të virusit Sars-CoV-2, duke përfshirë atë të zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të çojnë në rezultate fals-negative të koronavirusit.
Kjo deklaratë është bërë pas vëzhgimit nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA)
Sipas medias prestigjioze Reuters, agjensia ka njoftuar stafin e laboratorit klinik dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor për rezultatet e mundshme false negative nga çdo testi molekular. Pas kësaj, FDA-ja mësohet se u ka kërkuar atyre që të marrin në konsideratë rezultate të tilla në kombinim me vëzhgimet klinike dhe të përsërisin testimin me një test tjetër nëse vijojnë të dyshojnë për praninë e Covid-19.
FDA, megjithatë, njoftoi se rreziku që këto mutacione të ndikojnë në saktësinë e përgjithshme të testimit është i ulët.
Kujtojmë se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave deklaroi po ashtu ditën e sotme, se analiza e saj zbuloi që performanca e tre testeve anti-covid që kanë marrë autorizimin e përdorimit emergjent, ndikohet nga variante gjenetike të koronavirusit, por vuri në dukje se ndikimi nuk duket të jetë i rëndësishëm në lidhje me përgjigjet finale të testit.
Ndërkohë kujtojmë se tashmë bota është në alarm, pasi disa versione të reja (mutacione)të koronavirusit, për dallim nga lloji ekzistent fillestar i covid-19, kanë filluar të përhapen me shpejtësi, ku veçojmë këtu variantin e ri britanik të virusit dhe atë afrikan./Gazetareforma.com/