Rregullatori i Barnave në SHBA ka njoftuar se variantet gjenetike të virusit Sars-CoV-2, duke përfshirë atë të zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të çojnë në rezultate fals-negative të koronavirusit, por rreziku i mutacioneve që ndikojnë në saktësinë e përgjithshme të testimit është i ulët.
Sipas Reuters, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se ka njoftuar stafin e laboratorit dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor për rezultatet e mundshme false të gabuara dhe u ka kërkuar atyre që të marrin në konsideratë rezultate të tilla në kombinim me vëzhgimet klinike dhe të përdorin një test tjetër nëse COVID-19 ende dyshohet .
Varianti më ngjitës i COVID-19 që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar është raportuar në të paktën pesë shtete të SHBA, tha Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë Francis Collins këtë javë. Shkencëtarët kanë thënë se vaksinat e sapo zhvilluara duhet të jenë po aq efektive kundër variantit të ri.
Kujtojmë se deri më tani COVID-19 ka vrarë më shumë se 1.8 milion njerëz në të gjithë botën, ndërkohë shumë vende kanë filluar procesin e vaksinimit menjëherë pas aprovimit të vaksinave zyrtare, Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Sputnik V. Ndërkohë vendet e pasura kanë nisur me blerjen dhe rezervimin e dozave të para nga këto vaksina.