Skip to content
Bota

Angela Merkel largohet nga Facebook, merr vendimin për ta mbyllur dhe lidhet me…

· 1 min lexim

Kancelaria gjermane Angela Merkel njihet për thjeshtësinë e saj dhe punën e fortë që është duke bërë për ta çuar Gjermaninë përpara, ndaj dhe për këtë arsye ka ndërmarrë një hap.

Angela Merkel ka mbyllur rrjetin e saj social Facebook duke thënë se “Një politikan mund ta bëjë punën shumë mirë edhe pa rrjetet sociale”.

Ditën e sotme kancelaria ka lajmëruar mbylljen e llogarisë së saj dhe këtë e arsyetoi me largimin nga drejtimi i CDU-së.

“Sot është dita që unë dua t’ju falënderoj për mbështetjen e fuqishme në faqen time në Facebook. Ju e dini që unë nuk jam më kreu i CDU dhe kjo është arsyeja pse unë do të mbyll faqen në Facebook”, tha Merkel nëpërmjet një video.

Merkel kishte 2,5 milion ndjekës në Facebook. Ajo falënderoi ndjekësit për mbështetjen e dhënë, dhe se ata mund të vazhdojnë ta ndjekin tashmë si kancelare.