Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur nga Vlora për problemet e ngritura mbi financimin e projektit të rrugës Vlorë-Orikum dhe atë të rrugës së lumit të Vlorës.
Ajo ishte në një takim me drejtuesit e institucioneve lokale të Vlorës në prezantimin e nismës për fiskalizimin e bizneseve.
Gjatë fjalës së saj, Denaj tha se akuzave të Presidentit i është përgjigjur juridikisht dhe se beson se do të gjejnë gjuhën e përbashkët me Metën.
Dedaj u shpreh gjithashtu “Ne kemi rënë dakord për financat për huan, ndaj nuk janë ngritur grupe negociatorësh”, pasi është pikërisht mungesa e grupit negociator që presidenti Meta nuk ka qenë dakord për marrjen e një huaje tjetër.
Disa ditë më parë, Kryeministri Edi Rama akuzoi presidentin Ilir Meta se po pengon investimet në infrastrukturë në Vlorë. Teksa inspektoi projektin e ri të infrastrukturës turistike, Rama tha se që nga nëntori pritet autorizimi i kreut të shtetit, pasi është bërë gjithë negociata me fondin saudit nga ana e qeverisë
“Ne s’kemi dashur të bëjmë debat publik për këtë, por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë një autorizim të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit. Është bllokim total, sepse në momentin që nuk jepet plotfuqia, ne nuk e materializojmë dot. Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime, për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge, deri në Radhimë, dhe pastaj në Orikum, plus rrugën tjetër. Tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon projektin Ilir Meta, që nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka, po nuk dua të merrem. Është një bllokim absurd. Por ne e kemi premtuar projektin për Radhimën.”
I të njëjtit mendim është edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i cili bëri thirrje për reflektim.