Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Numërimi elektronik i votave, PS dhe PD përplasen për zonat ku do të aplikohet

15:12 07/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

PS dhe PD nuk bien dakord për zonat elektorale ku do të bëhet numërimi elektronik i votave. Dy partitë kanë dorëzuar në KQZ propozimet e tyre se ku duhet të realizohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Për të vetmen zonë që të dyja palët e shohin si të sigurt për këtë proces është qyteti i Korçës. Përveç Korçës demokratët kanë sugjeruar dhe qarkun e Fierit ndërsa socialistët disa njësi administrative në Tiranë.

PS nuk është dakord që ky projekt pilot të implementohet në Fier, por kërkojnë të realizohet në disa zona urbane në Tiranë dhe jo rurale për shkak të infrastrukturës dhe internetit, në mënyrë që procesi të mos ketë kontestime. Sa i përket zonave në Tiranë, socialistët zgjedhjen ia ka lënë në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Propozimet e PD mbajnë firmën e sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi ndërsa PS ka zgjedhur përfaqësuesin ligjor, Eridian Salianjin.

PD zgjedh Fierin dhe Korçën

Në propozimin e PD-së ndër tëe tjera theksohet: “Z. Komisioner, në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646 prot., datë 28.12.2020, mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë”.

 PS zgjedh Tiranën dhe Korçën

Në përgjigjen e Partisë Socialiste shkruhet ndër të tjera: “Në përgjigje të kërkesës suaj me numër 2648 prot dt 18/12/2020 “mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhje të datës 25.04.2021 për Kuvendin e Shqipërisë bazuar në ligjin nr, 10019 dt 29.12.2002 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar neni 22 “Kompetencat e KQZ-së lidhur me teknologjinë në zgjedhje në bazë të së cilit institucioni i KQZ-së ka kompetencë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte dhe/ose procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ta zbatojë në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10% të numrit të zgjedhjeve për çdo fazë të implementimit. si dhe nenit 179 “Prokurimi i sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit”, ku sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren ne zgjedhje do të implementohen në projekte pilot, bazuar në kërkesën tuaj mbi propozimet nga subjektet politike, për bashkitë ku mund të vihet në zbatim për projektin pilot për votim elektronik, ne subjekt politik Partia Socialiste e Shqipërisë propozojmë Bashkitë si më poshtë: Bashkia Korçë dhe Bashkia Tiranë, në disa prej Njësive Administrative të kësaj Bashkia, të cilat përzgjidhen sipas vlerësimit tuaj si institucion”.

Vendimi përfundimtar për zonat ku do implementohet votimi dhe numërimi elektronik do merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pdPSvotat

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

PS: Të rishikohet vendimi i KQZ-së që ndalon inaugurimet, “dhëniet e çelësave”...

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English