Ka vijuar trendi në rritje i viktimave nga Covid-19 në disa vende të rajonit, përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë maqedonase ka informuar se nga 2452 testime kanë rezultuar pozitiv 622 persona.
Pothuajse gjysma e rasteve, më saktësishtë 300 janë regjistruar në Shkup, Kumanovë-29, Shtip-18, Prilep-23, Veles-19, Manastir-19, Ohër-22, Kavadar-29…
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik, ka njoftuar se betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 1689 pacientë.
Ndërkohë, 12 pacientë nga 9 një ditë më parë kanë humbur betejën me virusin famëkeq.
Po ashtu ditën e sotme janë raportuar 20, 331 raste të reja me koronavirus në Itali. Gjithashtu janë shënuar 548 viktima në 24 orët e fundit.
Deri tani në Itali janë bërë 260 mijë vaksina kundër koronavirusit të Pfizer. Mediat italiane shkruajnë se para verës së 2021 shpresohet që të vaksinohen 15 milionë qytetarë.
Ndërkohë edhe në Greqi, koronavirusi po bën “kërdinë”.
Ministria e Shëndetësisë në Greqi gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 816 raste të reja pozitive me koronavirus dhe 48 viktima.
Nga 816 rastet e reja, 24 janë identifikuar në pikat kufitare. Mediat greke bëjnë me dije se 399 persona janë në intubim mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç.
Deri më tani në shtetin fqinj 5.099 persona kanë humur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 142.267./Gazetareforma.com/
Buletini Covid i sotëm në Itali 6 janar 2021:
Rastet +20,331 (2,201,945 + 0,93%)
Shëruar +20,227 (1,556,356 + 1,32%)
Vdekjet +548 (76,877 + 0,72%)
Aktualisht Pozitiv -449 (568.712 -0.08%)
Të infektuar +178.596 (27.317.974 + 0.66%)
Të shtruar 23174 (-221)
Në kujdes intensiv 2571 (+2)
Në izolim 542967 (-2320)