Ndërkohë që po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kongresin Amerikan për fatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit dhe se kush do të shpallet përfundimisht fitues dhe President i ardhshëm i SHBA-së, Biden apo Trump, jashtë ndërtesës së Kapitolit kanë nisur protesta të dhunshme.
Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë dhe janë përplasur edhe me policinë, duke tentuar të futen me forcë në ndërtesë.
Ndërkaq, policia ka bërë të mundur evakuuimin e ndërtesës Madison të Kapitolit, pasi dyshohet se qytetarë kanë vendosur lëndë plasëse.
Mbledhja e sotme në Kongres pritet të përcaktojë edhe delegatët në Dhomën e Senatit, nga ku më pas do të certifikohet fituesi i zgjedhjeve presidenciale.
I favorizuar është Joe Biden, por presidenti aktual, Donald Trump ka premtuar se nuk do ta pranojë humbjen, duke pohuar edhe protesta masive në kryeqytetin amerikan, Uashington.
Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe stafi i tij kanë siguruar prova të pakundërshtueshme se zgjedhjet e 3 nëntorit janë manipuluar nga Biden.
Trump ndër të tjera është shprehur se nuk do të dorëzohet dhe se nuk do ta pranojë humbjen dhe të lëshojë Shtëpinë e Bardhë.
Si pasojë kjo përplasje midis Trump dhe Biden është pasqyruar edhe në protesta nga ana e elektoratit të Trump./Gazetareforma.com/