
Lajmin e infektimit Prodani e dha vetë 1 javë më parë përmes një postimi në rrjete sociale. Ai publikoi një foto nga spitali, në të cilën shfaqej me një maskë oksigjeni në fytyrë.
“Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! (Klinika Shefqet Ndroqi)”, shkruante kantautori i ndjerë në postimin e tij.

Madje para disa muajsh Prodani bëri një këngë me titull “Ju flet corona”, dedikuar kësaj kohe të vështirë që na kujtoi të gjithëve se në fund të fundit e rëndësishme është që të jesh një njeri i mirë, sepse jeta është shumë e shkurtër. Gjatë vitit që lamë pas Kujtim Prodani publikoi albumin “Prodan” dhe këngën “Hej mik”.