Vijojnë arrestimet për ngjarjen në Durrës, ku u vra Armando Baboçi dhe u plagos i biri. Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, një 25-vjeçar, si autor i vrasjes së Armando Baboçit.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 18 shtator 2020 në zonën e plazhit në Durrës. Vrasja u regjistrua në lagjen Nr.13, te sektori Teuta i plazhit rreth orës 20:00. Mësohet se 2 shtetas, babë e bir, u përfshinë në konflikt, për motive të dobëta. Për fat të keq një prej tyre, shtetasi Armando Baboçi, 39 vjeç, nuk mundi ti mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. I plagosur mbeti edhe djali i viktimës, shtetasi Erald Gjini, 19 vjeç.
Njoftimi i Policisë
“E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Armando Baboçi (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T.
Gjykata
Gjykata e Durrësit më 20 shhtator 2020, kishte lënë në burg 3 nga 5 të arrestuarit për vrasjen e Armando Baboçit. Masa e sigurisë “Arrest me burg” ishte dhënë për Klodian Dacin, Henri Tatasin dhe Sergjo Tatasin. Ndërsa për 2 të arrestuarit e tjerë, Endri Cimo dhe Argit Kastriotin gjykata dha masat e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Klodian Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatasi akuzohen për vrasje në bashkëpunim, ndërsa dy të tjerët për moskallzim krimi.
Ngjarja
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua të premten, 18 shtator 2020, ku dy grupe u përplasën me njëri-tjetrin. Nga sherri mbetën të plagosur babë e bir, Armando Baboçi dhe Erald Gjini. 39-vjeçari shkoi në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroj jetë nga plagët e marra, ndërsa 19-vjeçari ishte plagosur në dorë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se sherri kishte nisur 2 orë para vrasjes dhe më pas janë rikthyer sërish në vendin e konfliktit ku dhe kanë rinisur sërish sherri.
Kur babë e bir kanë tentuar të largohen i kanë bllokuar rrugën me dy makina. Makinat janë përplasur me makinën e 39-vjeçarit dhe më pas janë qëlluar me pistoletë.
Fillimisht Daçi dhe djali i viktimës, Erlad Baboçi u konfliktuan në berberhane për një fjalë: Pse më sheh. Pas konfliktit, Daçi ka shkuar ka marrë vëllain, Florjonin dhe me 8 persona të tjerë janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva, kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Erald Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij.
Aty, ngjarja u agravua dhe u qëllua me armë Armand Baboçin që vdiq dhe djalin e tij Erald Gjinin. Ndërkohë njëri plumb kapi edhe kushëririn e Dacit, Tatasin.
/Gazetareforma.com/