Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe këtë të martë më premtimet elektorale. Kësaj here fokusin e ka vënë te punësimi, ku akuzon kryeministri Edi Rama se nuk ka mbajtur një nga premtimet kryesore.
Basha hedh akuza duke thënë se në vend të punësimit, Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka detyruar shqiptarët që të largohen nga vendi.
Nisur nga kjo, Basha premton se do të kthejë shpresën dhe se do të bëjnë ndryshimin në Shqipëri. “Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, shkruan Basha.
30 mijë e 500 shqiptarë kanë aplikuar për azil nga fillimi i vitit 2019 deri në gusht të 2020, sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat.
Ajo çka është më shqetësuese është fakti se pjesa më e madhe e aplikimeve është kryer nga të rinjtë, në një numër prej 23,8 mijë persona ose 78% e totalit të aplikimeve. Mes tyre 15.3 mijë persona janë të moshës 18-34 vjec. 6.050 mijë i përkasin grupmoshës35-64 vjeç dhe shumë më pak janë mbi 65 vjeç(260 persona).
Një shifër të konsiderueshme zënë edhe aplikimet për azil nga minorenët deri në 17 vjeç, me 6,895 aplikime përgjatë periudhës janar 2019-gusht 2020.
Sipas të dhënave të Eurostat, destinacioni më i preferuar i azilkërkuesve shqiptarë është Franca, me 40% të aplikimeve. Shteti i dytë më i preferuar është Mbretëria e Bashkuar, me 18.4% të aplikimeve, ndjekur më pas nga Greqia me 1.7% të aplikimeve dhe nga Gjermania, më pas Italia me 6% të aplikimeve.