Melisa e nxehu keq Fatjonin në studio dhe ky ia ktheu përgjigjen pasi dolën nga studio. Të gjithë e mbajmë mend zënkën në studio mes Fatjonit dhe Melisës në studion e Përputhen, ku fakti që Melisa kërkoi dy takime nxehu Fationin.
Ky i fundit tha se nuk ka shanse të dal në rast se do ketë dy takime dhe nuk e pranoi takimin, duke i bërë Melisës shenjën e fshirjes, kryq.
Ky veprim i tij nxehu edhe Melisën e cila deklaroi se nuk do dalë më me të, gjë që bëri që Fatjoni më pas të dalë nga studio.
Pikërisht se çfarë ndodhi në prapaskenë u transmetua sot në Përputhen Prime.
Melisa ndoqi Fatjonin në studiot e Top Channel, ku të dy ata vazhdimisht kërkonin të fikeshin kamerat, madje Melisa hoqi edhe mikrofonin.
Debati:
Fationi: Ik andej
Melisa: Prit një sekondë
Fationi: O Melisa do më lesh rehat?
Melisa: Një minutë të lutem, ça halli ke?
Fationi: Nuk ka shans të më trajtojë njeri mua si lolo
Melisa: Kush po të trajton si lolo?
Fationi: Nuk i pranoj unë këto gjestet
Kujtojmë se para dy javësh dy vajza grindeshin për Fatjonin.
Në një skenë në palestër, Melisa nisi të debatonte me Anën, kur kjo e fundit i tha pas takimit të javës së parë se Fatjoni atë e shihte si objekt seksi dhe asgjë më shumë.
Kjo deklaratë kishte irrituar Melisën, e cila sot kërkoi sqarime. Por Ana vijoi t’i qëndronte bindshëm deklaratës së saj, madje e përforcoi atë më tej, duke thënë se nuk ishte aspak e hijshme që një vajzë t’i shkonte një djali në banjë, që në takimin e parë.
Ndërsa Fatjoni nga ana tjetër, mbante anën e Melisës duke thënë se ata nuk kishin shkuar në banjë, por thjeshtë për të larë duart.
/Gazetareforma.com/
View this post on Instagram