Skip to content
Të Gjitha

Aksidenti i rëndë në Elbasan/ Minibusi përplaset me makinën, plagosen 7 persona! (DETAJE)

· 2 min lexim

Gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, një automjet tip Volksëagen është përplasur me një furgon pasagjerësh, e për pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët janë transportuar për në spitalin e Elbasanit.

Ndërkohë policia ka dërguar të plagosurit nëpërmjet autoambulancave në spital menjëherë për ndihmë mjekësore, si dhe ka bërë të mundur zhbllokimin e trafikut, pasi u krijuan radhë të gjata në të dyja kahet e lëvizjes në autostradë.

Po ashtu edhe grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volksëagen”,  është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes  janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit  të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volksëagen”  shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D.,   ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen  e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes./Gazetareforma.com/