Për herë të parë, Bitcoin ka kaluar vlerën e $ 30,000 (22,000 £), duke vazhduar rritjen e pandalshme të kohëve të fundit.
Kriptovaluta virtuale arriti në 30,823.30 dollarë në 13:13 GMT të shtunën, vetëm disa javë pasi u rrit mbi 20,000 dollarë për herë të parë.
Rritjet e vitit 2020
Në vitin e kaluar Bitcoin është pothuajse katërfishuar në vlerë falë interesit nga investitorët e mëdhenj që kërkojnë fitime të shpejta.
Vlera e monedhës amerikane u rrit në mars në fillim të pandemisë koronavirusit derisa investitorët kërkuan siguri mes pasigurisë, ajo ka rënë që prej stimulimeve të mëdha nga Rezerva Federale e SHBA.
Monedha përfundoi vitin e kaluar me humbjen e saj më të madhe vjetore që nga viti 2017.
Bitcoin tregtohet në të njëjtën mënyrë si monedhat reale si dollari amerikan dhe paundi. Kohët e fundit ajo ka fituar mbështetje në rritje si një formë pagese në internet, me PayPal ndër adoptuesit më të fundit të monedhave dixhitale .
Kuriozitet
Në vitin 2010 ka ndodhur një ngjarje historike në botën e financave, kur një person ka blerë një picë. Pica nuk ka qenë pjesa e rëndësishme e transaksionit, por ajo se çka është përdorur për ta paguar. Kjo picë ka kushtuar 10 mijë bitcoinë dhe kjo është hera e parë që monedha virtuale është përdorur për të blerë diçka në botën reale. Kjo ditë festohet çdo vit nga entuziastët e bitcoinit, si Bitcoin Pizza Day