Kongresmeni Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi Amerikan. Në fjalimin e tij lamtumirës përmend edhe Kosovën
Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve. Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Ëestchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësojë ju në Ëashington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, ka shkruar ndër të tjera kongresisti Engel në Facebook.
Ai më pas ka postuar fjalimin që e mbajti më 17 dhjetor.
Ndër të tjera në fjalim ai foli edhe për Kosovën dhe se si Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Engeli njihet si përkrahës i madh i Kosovës.
“Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën. Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur intervenimin e Administratës Clinton në Ballkan. Ne e dimë se parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme”, tha Engel.