Skip to content
Të Gjitha

Miratohet vendimi: 600 bursa për nxënësit e 9-vjeçareve dhe shkollave të mesme

· 1 min lexim

Tashmë Bashkia e Tiranës ka dhënë vendimin ku 600 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në Tiranë të përfitojnë bursa.

Me këtë vendim shtresa e parë që ndihmohet është ajo e familjeve në vështirësi, të cilat do kenë mundësi që minimalisht të shkollojë me arsimin bazë fëmijët e tyre.

Ka qenë Këshilli Bashkiak me miratimin e vendimit  “Për miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa, për vitin shkollor 2018-2019”, ku edhe janë detajuar  emrat të të gjithë përfituesve.

600 përfituesit e këtyre bursave jetojnë në konvikte ose iu përkasin familjeve në nevojë dhe iu është akorduar një shumë 65 000 mijë lekësh në vit për t’i ndihmuar me shpenzimet shkollore.