Zëvendëskryeministri Erion Braçe postoi sot në mëngjes një listë të atyre që përfitojnë nga rritja e pagave dhe nga lehtësitë fiskale, që hyjnë në fuqi në vitin 2021. Në listë mungojnë pensionistët, të cilët këtë vit marrin si zakonisht vetëm indeksimin e inflacionit 2.5% rritje.
Brace shkruan se gjatë janarit 2021 qeveria ka vendosur tatim-fitimi për bizneset deri në 14 mln lekë do të jetë zero, gjithashtu edhe zero TVSH për xhiro deri në 10 mln lekë.
Për pagat Brace shkruan se rroga minimale do të jetë 30 mijë lekë dhe rroga e mjekëve do të jetë 40% më shumë dhe e mësueseve 15% më shumë.
Lista e Braçes
“Zero Tatim Fitimi për xhiro deri ne 14 mln lekë
Zero TVSH për xhiro deri ne 10 mln lekë
Rroga Minimale 30 mije leke
Rroga e mjekeve 40% plus
Rroga e mësuesve 15% plus
Ndihma Ekonomike 2 fish me shume
Nafta e Bujqësinë pa akcize, takse qarkullimi e karboni”, shkruan Braçe.
Parashikimi për pensionistët
Sipas ligjit për Buxhetin 2021, “Për vitin 2021 janë përcaktuar për skemën e pensioneve 2.4 miliardë lekë, ku do të ketë indeksim të pensioneve përgjatë vitit. Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës. Fondet kontigjencës sipas viteve janë; Viti 2021 do të përmbaj si fond 2,500 milionë lekë; Viti 2022 -3,000 milionë lekë Viti 2023 -3,120 milionë lekë”.
Ndërsa në krahasim me 2020 shpenzimet totale për pensionet janë rritur me 4 miliardë lekë më shumë shpenzimet në total të pensioneve.
“Mbulimi i efekteve financiare të shtesës natyrale të numrit të përfituesve, e cila në harkun e tre viteve parashikohet të jetë rreth 48,000 përfitues, pra një shtesë neto me rreth 16,000 persona në vit, me një efekt financiar rreth 13 miliardë lekë, të mbuluar më së shumti nga buxheti i shtetit dhe një pjesë nga kontribuuesit e rinj”, thuhet në dokument.
Për vitin e ri pensionistët morën një shpërblim prej 5 mijë lekësh.
/Gazetareforma.com/