Tashmë jemi zyrtarisht në vitin 2021. Festimet për Krishtlindjet dhe natën e ndërrimit të viteve u mbyllën mbrëmë, ndonëse këtë vit ishin shumë të limituara për shkak të pandemisë së covid-19.
Sigurisht që festa duhet të vazhdojë për gjithë 2021, mirëpo ka edhe nga ata njerëz që pas festave ndihen të trishtuar.
Shpesh kjo ndjesi vjen si pasojë e rikthimit në rutinën e përditshme, në punën, angazhimet, shkollën, streset e përditshmëri.
Kjo gjë ndodh për disa arsye:
Duhet të riktheheni në punë
Disa kanë pasur fatin të pushojnë gjatë për shkak të festave të dhjetorit. Mirëpo, tashmë pushimeve po u vjen fund si për ju që jeni në punë, edhe për ju që do të riktheheni në shkollë.
Familja “ndahet”
Nëse për festat e fundvitit jeni bashkuar me familjen tuaj, me vëllain që kishit kohë pa e parë pasi jeton jashtë shtetit, apo motrën që është me studime në një qytet tjetër, pas festave ata largohen dhe krijojnë një zbrasti në shtëpi. Largimi i të afërmve pas festave sjell një lloj trishtimi.
Zbukurimet duhet t’i hiqni
Më datë 6 janar duhet të hiqet pema e Krishtlindjeve. Për një muaj të tërë jemi mësuar me dritat në qytet, por edhe në shtëpi. Pas festave gjithë gëzimi që sjellin dritat dhe zbukurimet largohet./Gazetareforma.com/