Skip to content
Të Gjitha

Arti shqiptar në zi këtë fillimviti, ndahet nga jeta regjisori korçar

· 2 min lexim

Një lajm i trishtë ka ardhur që në ditën e parë të vitit 2021, ku mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare regjisori dhe aktori i njohur korçar Dhimitër Orgocka.

Regjisori u shtrua ditën e djeshme në spital, ndërsa shkak për vdekjen e tij është bërë një hemorragji cerebrale.

Dhimitër Orgocka ishte nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime, si dhe ka vënë në skenë 104 premiera në teatër si regjisor.

Karriera:

Dhimitër Orgocka është një aktor i mirënjohur shqiptar, ka lindur në 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës.

Ai është gjithashtu regjisor me karrierë të pasur në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

Njerëz në rrymë – (1989), Bani Bashari

Përsëri pranverë – (1987), Damo Bregu

Dasëm e çuditëshme – (1986), Riza Ostrovica

Asgjë nuk harrohet – (1985), Xha Fanja

Gjeneral gramafoni – (1978), Zoti Misir

Pas gjurmëve – (1978), babai i Skenderit dhe Luanit

Flamur në dallgë – (1977) (TV)

Rrugicat që kërkonin diell – (1975), Toger Antonio

Yjet e netëve të gjata – (1972), Bato Kolaneci

Horizonte të hapura – (1968)… Urani/Gazetareforma.com/