Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet koka i kokainës në Viterbo, shqiptari po nisej për në Tiranë

· 2 min lexim

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që drejtohet nga një shqiptar, 29-vjeçar, i cili ka përfunduar edhe në prangat e policisë

Arrestimi i Julian Tares është bërë në Belgjikë dhe sipas autoriteteve të Viterbos, Lazio, ai ishte duke u nisur për në Tiranë kur është prangosur.

“Është arrestuar një i kërkuar i rrezikshëm”, konfirmoi Kuestori Giancarlo Sant’Elia.

Tare është dërguar në Itali dhe është vënë menjëherë në qeli.

Ndërsa komandanti i grupit hetimor është shprehur se është shkatërruar grupi që kishte monopolin e kokainës në Viterbo.

Gjatë operacionit të koduar ‘Agimi i ri’ janë sekuestruar 4 kilogramë kokainë dhe një shumë të konsiderueshme parash, njoftojnë mediat italiane. I arrestuari ëshhtëë hetuaar edhe si ojesë e një operacioni të mëparshëm të quajtur “Karaburuni” të zhvilluar në shtator 2020. Në pranga gjatë këtij operacioni kanë rënë 237 italianë, në mesin e tyre 90 shqiptarë nga Shqipëria dhe 27 të tjerë nga Kosova.

Po ashtu ata akuzohen edhe për prodhim dhe tregtim të paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe qitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe që përdoreshin për të përzierë heroinën.

Të gjithë hetimin deri tani dhe planin për kapjen e tyre e udhëhoqi  Prokurori Publik i Lamezia Terme, Salvatore Curcio dhe nga zv.prokurori i Catanzaro Domenico Guarascio.